Përballja mes kampionit dhe fituesit të Kupës në Superligën e femrave

11 mars 2022 | 13:20

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 18-të në Superligën e femrave. Sfida kryesore zhvillohet mes Penzës, kampione e Kosovës dhe Bashkimit, që muajin e kaluar fitoi Kupën e Kosovës, ku në gjysmëfinale mundi pikërisht skuadrën pejane.

Vashat pejane renditen në vendin e dytë me 13 fitore dhe katër humbje, kurse ato prizrenase janë në vendin e tretë me 12 fitore e pesë humbje.

Në garat e elitës këtë edicion janë përballur tri herë, ku dy herë fitoi Penza, me shifrat, 63:84 dhe 77:68, ndërsa Bashkimi fitoi 74:70. Kastrioti që numëron 17 humbje, në po aq ndeshje, do të takohet me Trepçës, që ka pesë fitore e 12 humbje, andaj skuadra mitrovicase shihet favorite në këtë përballje.

Prishtina është skuadra pa humbje në elitë, me 17 fitore në 17 ndeshje, kurse në këtë xhiro do të përballet me Vëllaznimin, që numëron katër fitore e 13 humbje.

SUPERLIGA E FEMRAVE – JAVA 18

Të shtunën takohen:
13:00 Kastrioti – Trepça
13:30 Prishtina – Vëllaznimi

Të dielën takohen:
19:00 Penza – Bashkimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për…