Përballje ‘ferri’ në Ligën e Evropës, Unitedi përballë Milanit
Goglat e hedhura në Nyon të Zvicrës i vendosën kuqezinjtë përballë Manchester Unitedit me ndeshjen e parë që do të luhet në “Old Trafford” të enjten e 11 marsit.
Ajo në mes të Manchester Unitedit dhe Milanit është sfida më e fortë e këtij raundi në të cilin nuk mungojnë përballjet interesante. Arsenalit do t’i duhet të udhëtojë drejt Pireut për t’u përballur me grekët e Olympiacos me ndeshjen e parë që do të luhet në Athinë. Roma do t’i sfidojë ukrainasit e Shakthar Donetskut, ndërkohë që Tottenhami do të ketë përballë Dinamon e Zagrebit.
Për Ajaxin shorti u tregua disi më bujar pasi e vendosi kundër zviceranëve të Young Boys, ndërkohë që Villareali do ta sfidojë Dynamon e Kievit.
Dy përballje disi më të baraspeshuara konsiderohen ato Granada-Molde dhe Slavia Pragë-Rangers.
Raundi i 1/8 në Ligën e Evropës:
Ajax- Young Boys
Dynamo Kyiv-Villareal
Roma-Shakhtar Donetsk
Olympiacos-Arsenal
Dinamo Zagreb-Tottenham
Manchester United-Milan
Slavia Praha-Rangers
Granada-Molde