
Përballje interesante në çerekfinale të Kupës
12 dhjetor 2019
| 13:05
Është hedhur shorti për çerekfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.
Shorti ka sjell përballje interesante ku spikat përballja në mes Drenicës dhe Gjilanit. Kampionia vjeshtore, Ballkani ka punë me Dukagjinin e Klinës, derisa fituesja e Kupës në edicionin e kaluar Feronikeli do të luaj ndaj skuadrës nga Liga e Parë, Lirisë.
Interesante do të jetë edhe përballja në mes Prishtinës dhe Vushtrrisë. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 8 dhe 9 shkurt të vitit të ardhshëm.
Çiftet e çerekfinaleve
Drenica – Gjilani
Dukagjini – Ballkani
Liria – Feronikeli
Prishtina – Vushtrria
/Epoka e re/