
Përballje interesante në çerekfinale të Kupës
19 shkurt 2025
| 13:23
Sot është hedhur shoti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Ky short ka sjellë përballje interesante ku përballen Malisheva dhe Llapi, kurse do të përballen edhe rivalet e vjetër, Vëllaznimi dhe Prishtina. Dita ka punë me Prishtinën e Re, kurse Drenica përballet me Ferizajn. Ndeshjet zhvillohen më 26 shkurt.
Shorti i çerekfinales:
Vëllaznimi – Prishtina
Malisheva – Llapi
Drenica – Ferizaj
Prishtina e Re – Drita