Përballje interesante në Liga Unike Femrat

03 mars 2025 | 13:15

Liga Unike Femrat po shkon drejt fundit të garave të rregullta. Xhiroja e nëntë sjell disa sfida interesante.

Takimi i parë është Junior 06 Moni Bau-Flamurtari, që zhvillohet sonte. Prizrenaset kanë një fitore e shtatë humbje, derisa skuadra vlonjate katër fitore e katër humbje.

Tirana-Bashkimi është takim interesant, ku tiranaset kanë katër fitore e katër humbje dhe duan “Play-off”-in, derisa garat shtesë i kanë siguruar prizrenaset, që kanë tetë fitore e një humbje.

Peja 03-Partizani është ndeshja e fundit e kësaj xhiro. Skuadra pejane kanë tri fitore e katër humbje, kurse Partizani ka katër fitore e katër humbje.

Liga Unike Femrat-Java 9

E hënë
17:00 Junior 06 Moni Bau-Flamurtari

E martë
17:00 Tirana-Bashkimi

E mërkurë
17:00 Peja 03-Partizani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qendrën ku po numërohen votat e diasporës, ka shkuar…