Përballje interesante në Ligën e Parë

03 mars 2020 | 15:34

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 13-të në Ligën e Parë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet AS Prishtinës dhe Marigona Hill Prishtinës. AS Prishtina ka shtatë fitore dhe dy humbje, kurse Marigona Hill pesë fitore dhe gjashtë humbje.

Vëllaznimi, skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Parë do të ndeshet me New Basket. Skuadra kuqezi ka 11 fitore në po aq ndeshje, derisa New Basket dy fitore dhe nëntë humbje.

Vushtrria-Drita është një tjetër takim interesant. Vushtrriasit kanë fitore dhe shtatë humbje, kurse gjilanasit pesë fitore dhe pesë humbje.

Takimi i fundit është Borea-Prishtina e Re. Borea është në vendin e fundit me një fitore dhe 10 humbje, kurse Prishtina e Re ka gjashtë fitore dhe katër humbje.

LIGA E PARË – JAVA 13

E mërkurë

20:00 AS Prishtina – Marigona Hill Prishtina

E enjte

19:00 New Basket – Vëllaznimi
19:00 Vushtrria – Drita

E premte

17:00 Borea – Prishtina e Re
Istogu pushon

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të martën…