Përballje interesante në Ligën Unike

16 mars 2022 | 11:12

Në mesjavë zhvillohet java e 13-të në Ligën Unike. Takimi i parë është ndërmjet Kamza Basket dhe Rahovecit. Skuadra e Kamzës ka dy fitore dhe dhjetë humbje, ndërsa Vreshtarët kanë pesë fitore e shtatë humbje dhe janë në formë shumë të mirë, duke kërkuar të renditen sa më lart për garat e rregullta. Kampioni Golden Eagle Ylli do të ndeshet me Tirana Neptun.

Ylli është në formë të jashtëzakonshme në Ligën Unike me 11 fitore dhe një humbje, ndërsa tiranasit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje. Të enjten Peja do të ndeshet me Vllazninë. Pejanët kanë nëntë fitore dhe tri humbje, kurse shkodranët kanë dy fitore e dhjetë humbje.

Ndeshja e fundit dhe më e barabarta e kësaj xhiroje në Ligën Unike zhvillohet ndërmjet Teutës dhe Prizrenit 16. Durrsakët kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, ndërsa prizrenasit kanë shtatë fitore e pesë humbje, andaj shihet si një përballje rivalizuese ndërmjet skuadrave që synojnë të renditen sa më lart për garat e rregullta, ndërsa zhvillohen 14 xhiro.

LIGA UNIKE E MESHKUJVE – Java 13 

Të mërkurën takohen:
17:00 Kamza Basket – Rahoveci
19:00 Golden Eagle Ylli – Tirana Neptun

Të enjten takohen:
17:00 Peja – Vllaznia
19:00 Teuta – Prizreni 16

 

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bella Hadid  ka folur për betejat e saj me shëndetin…