![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/liga-unike-e1739201626425.png)
Përballje interesante në Ligën Unike të Femrave
10 shkurt 2025
| 16:39
Liga Unike në konkurrencën e femrave vazhdon me përballje interesante.
Të martën do të përballen Partizani me Bashkimin, dy skuadrat që janë në pozitën dy, përkatësisht një. Skuadra tiranase ka katër fitore e dy humbje, derisa kampionet e Kosovës, shtatë fitore e një humbje.
Të mërkurën zhvillohet dueli tjetër i kësaj xhiro mes dy skuadrave shqiptare, Tirana dhe Flamurtari. Tirana ka dy fitore e katër humbje, ndërsa Flamurtari i Vlorës, tri fitore dhe tri humbje.
Liga Unike e Femrave – Java 7
E martë
16:00 Partizani-Bashkimi
E mërkurë
15:30 Tirana-Flamurtari