Përballje interesante në Superligë
Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 22-të e Superligës së Kosovës në basketboll.
Takimi i parë do të jetë ndërmjet Lipjanit dhe Ponte Prizrenit. Lipjanasit kanë vetëm një fitore në këtë edicion, kurse prizrenasit 11 fitore dhe tetë humbje, duke u renditur në vendin e katërt. Ndeshje interesante pritet të zhvillohet në mes të Trepçës dhe Rahovecit në “Minatori”.
Mitrovicasit kanë katër fitore dhe 14 humbje, duke u renditur në vendin e tetë, kurse Vreshtarët kanë 14 fitore dhe pesë humbje, duke grumbulluar 33 pikë, aq sa ka edhe Sigal Prishtina. Si Trepça, ashtu edhe Rahoveci, kanë bërë përforcime për stinorin vjeshtor dhe ballafaqimi i së shtunës pritet të jetë mjaft interesant. Përballja më interesante e kësaj xhiroje do të zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe GoldenEagle Yllit.
Prizrenasit ndodhen në vendin e katërt me 30 pikë apo 12 fitore dhe gjashtë humbje, kurse therandasit janë në vendin e tretë me 32 pikë ose 13 fitore dhe gjashtë humbje. Sfida e fundit do të zhvillohet ndërmjet Feronikelit dhe Pejës.
Skuadra nga Drenasi renditet në vendin e shtatë me pesë fitore dhe 14 humbje, ndërsa pejanët ndodhen në vendin e gjashtë me 10 fitore e tetë humbje. Sigal Prishtina pushon në këtë xhiro.
Superliga – java 22
Të shtunën takohen:
17:00 Lipjani – Ponte Prizreni
19:00 Trepça – Rahoveci
Të dielën takohen:
17:00 Bashkimi – GoldenEagle Ylli
19:00 Feronikeli – Peja