Përballje mes Lekajt e Zharkut për 53 milonët për “Betchel Enkan”

06 qershor 2018 | 21:35

Ministri aktual i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka mohuar në emisionin “Pressing”  pohimet e ish-ministrit të Infrastrukturës në qeverinë që udhëhiqej nga Isa Mustafa, Lutfi Zharku, se Qeveria e Kosovës dhe Bechtel-Enka kanë bërë marrëveshje të mëvonshme për shpenzimet për autostradën.

“Nuk ka pasur marrëveshje mes Qeverisë dhe Bechtel-Enka. Është spekulim që ju keni marrëveshje”, i ka thënë Lekaj, Zharkut.

Lekaj ka thënë se nëse vërtetohet se ka marrëveshje mes Qeverisë e Bechtel-Enka, do t’i marrë përgjegjësitë vetë.

Kurse, Zharku ka thënë në “Pressing” se ekzistojnë shkresat që tregojnë se kanë kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes për shpenzimet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në pajtim…