Përballje të zjarrta në ‘Final Four’-in e Ligës së Kombeve

25 janar 2023 | 11:57

Është hedhur shorti për “Final Four” në Ligën e Kombeve në Nyon të Zvicrës, aty ku Italia, Kroacia, Holanda dhe Spanja kanë mësuar kundërshtarët.

Fillimisht, “Furia Kuqe” mësoi se do të përballët me “Azzurët”, një takim që do të jetë spektakël i vërtetë, duke ditur se këta të fundit munguan në Kampionatin Botëror dhe do të synojnë fitimin e këtij trofeu.

Në anën tjetër, “Tulipanët” do të kenë punë me kroatët, një kundërshtar aspak i lehtë në letër dhe të dyja padyshim se do ta synojnë finalen.

Spanja dhe Italia do të luajnë më 14 qershor, për të tentuar që të kalojnë në finale, derisa italianët do të synojnë po ashtu të hakmerren ndaj spanjollëve për humbjen 2-1 në edicionin e kaluar.

Në anën tjetër, gjysmëfinalja e dytë është ajo mes Kroacisë dhe Holandës më datë 15 qershor. Kujtojmë se ndeshjet finale të eventit do të zhvillohen në Holandë nga data 14 qershor deri më 18 qershor teksa janë përcaktuar edhe dy qytetet mikpritëse, Rotterdam dhe Enschede.

Është tashmë e përcaktuar që Holanda do ta zhvillojë gjysmëfinalen e parë në Rotterdam në stadiumin me 51.117 vende të De Kuip, po ashtu siç është vendosur që po në Rotterdam të luhet edhe finalja e madhe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, sot…