Përballje të zjarrta në Ligën e Kampionëve

26 gusht 2021 | 19:18

Është hedhur shorti në Ligën e Kampionëve për sezonin 2021/22.

Goglat u rrotulluan në Turqi patën të gjithë vëmendjen e sportdashësve më të mëdhenj të futbollit, duke qenë se sezonin e ardhshëm pritet të ketë shumë herë më shumë surpriza në Ligën e Kampionëve dhe duke parë edhe ndryshimet e mëdha që ka sjellë merkatoja e kësaj vere. Shorti ishte i pamëshirshëm kësaj here, pasi në çdo grup thuajse ka përballje të mëdha.

Në Grupin A vihet re përballja Manchester City-PSG, në Grupin B është dueli Atletico Madrid-Liverpool, derisa në Grupin C Borussia Dortmund-Ajax. Për të vijuar në Grupin D, ku Inter do të ketë përballë Real Madridin, Bayern e Barcelona përplasen në Grupin E, ndërsa Chelsea dhe Juventus në Grupin H.

Ndeshjet e para 14/15 shtator, ndeshjet e dyta 28/29 shtator, ndeshjet e treta 19/20 tetor, ndeshjet e katërta 2/3 nëntor, ndeshjet e pesta 23/24 nëntor, ndeshjet e gjashta 7/8 dhjetor.

Grupet e Ligës së Kampionëve:

Grupi A: Manchester City, PSG, Leipzig, Clube Bruge
Grupi B: Atletico Madrid, Liverpool, Porto, Milan
Grupi C: Sporting, Dortmund, Ajax, Beshiktash
Grupi D: Inter, Real Madrid, Shakhtar, Sherif Tiraspor
Grupi E: Bayern, Barcelona, Benfica, Dinamo Kiev
Grupi F: Manchester United, Villarreal, Atalanta, Young Boys
Grupi G: Lille, Sevilla, Salzburg, Ëolfsburgu
Grupi H: Chelsea, Juventus, Zenit, Malmo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Borussia Dortmund, Erling Haaland është vlerësuar si sulmuesi…