
Përballje të zjarrta në Ligën e Kampionëve
21 shkurt 2025
| 12:28
U hodh në Nyon të Zvicrës shorti i fazës së 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve.
Ndër përballjet më të forta ajo mes PSG-së dhe Liverpoolit si dhe derbi i Madridit, Real-Atletico dhe i dy skuadrave gjermane Bayer Munchen-Bayer Leverkusen.
Duelet e para do të luhen më 4 dhe 5 mars, ndërsa ato të kthimit më 11 dhe 12 mars.
Çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve
Club Brugge – Aston Villa
Borussia Dortmund – Lille
Real Madrid – Atletico Madrid
Bayern Munich – Bayer Leverkusen
PSV Eindhoven – Arsenal
Feyenoord – Inter
Paris Saint-Germain – Liverpool
Benfica – Barcelona