Përballjet e Superkupës

06 dhjetor 2022 | 11:24

Nga 7 deri më 11 dhjetor në Prishtinë do të organizohet Superkupa e Kosovës në basketboll. Në këtë ngjarje të basketbollit do të marrin pjesë tetë klubet e elitës, ku priten përballje interesante. Takimi i parë zhvillohet në mes të kampionit të Kosovës, Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, që këtë edicion është rikthyer në elitën e basketbollit.

Sfida e dytë e së mërkurës është mes organizatores të kësaj ngjarje, Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit, që në edicionin e kaluar e fitoi këtë trofe të rëndësishëm për basketbollin e Kosovës.

Takime interesante priten edhe të enjten. Trepça dhe Rahoveci është përballja e parë e ditës së enjte, ku sigurisht pritet një ndeshje interesante, kurse takimi i dytë është ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Bashkimi, që u takuan edhe të dielën (me verdhezinjtë që fituan 71:66). Gjysmëfinalet do të zhvillohen të premten, ndërsa finalja e madhe të dielën.

Superkupa e Kosovës

Të mërkurën takohen:
(Grupi A-D)
16:00 Çerekfinale 1: Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi
20:00 Çerekfinale 2: Sigal Prishtina – Ponte Prizreni

Të enjten takohen:
(Grupi B-C)
17:00 Çerekfinale 3: Trepça – Rahoveci
20:30 Çerekfinale 4: Peja – Bashkimi

Të premten takohen:
17:00 (Gjysmëfinale 1 GRUPI A – GRUPI D)
20:30 (Gjysmëfinale 1 GRUPI B – GRUPI C)

Të dielën takohen:
17:00 Finalja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samiti i Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë…