PËRBUZJA E LIRISË

17 shkurt 2022 | 18:10

Shefqete Gosalci
(17.02.2022)

Ëndrra të gjymtuara vashash,
Qajnë për fatet e thyera,
e pasqyrat e pështyera,
E vërteta strukur kafshon buzët e çara,
Gënjeshtra ia lëmon flokët mosëmirënjohjes,
Frika dhe zhgënjimi ia rrahin krahët përbuzjes,
Që sapo kishte ngrënë të vegjëlit e lirisë,
Trimëria heshtë, muros plagët,

Pemët s’kishin më krimba,
Ata po hanin mish të njomë lirie,
Luftëtarët po shisnin gjakë për bukë e ilaqe,
Liria adoleshente pa faj thyen shenjtërinë,
Gjinjtë ja shponin dhëmbët e përbuzjes e padjallëzisë,

Një fëmijë sythellë pi gji në trupin e nësës thatake,
Miklon përrallën dhe ëndrrën e vjetër,
Nënë, më jep pak shpresë,
A ka liri dhe Atdhe tjetër?

Lirisë i pikin lotët mbi faqet e fëmisë,
Mbanë gojën me duar për të mos mallkuar,
Lirinë e përbuzur dhe përbuzjen e lirisë,

Liria, soditë bijtë e vet n’pushtet,
si e korisin “pa pardon”,
Ngriti dorën njomake me mindil të bardhë, e tha:
Më murosni në dry, derisa trimat t’jenë kthy,

Liria,
E përbuzur, e turpëruar
Mbylli vetën në dry,
Mbuloj fytyrën me duar,
Më mbyllni në një arkë të vjetër,
E më ruani si lirë në letër,
Deri në një lindje të re,
Derisa të ikin kuajt pa fre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, do të largohet nga…