Përçahet koalicioni i Kurtit në Maqedoni të Veriut!

07 prill 2025 | 16:30

Koalicioni shqiptar në Maqedoni të Verit, aso kohe opozitar, VLEN që u formua me ndihmën e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti si duket po përçahet pas vetëm 1 viti që u themelua.

Këtë e kanë bërë të ditur sot krerët e partive të këtij koalicioni me deklaratat publike që i kanë dhënë!

Së pari kryetari i Lëvizjes Demokratike (LD-pjesë e koalicionit VLEN) Izet Mexhiti tha se është vetëm Arben Taravari (kryetari i ASH-së pjesë e koalicionit VLEN) që dëshiron të bashkëpunojë me BDI-në dhe se në këtë formë ai nuk mund të jetë më pjesë e VLEN-it.

Pas disa orësh, në një paraqitje publike, Arben Tarvari tha se partia e tij nuk ka marr ftesë dhe as që është njoftuar se partitë tjera (LD, BESA, ALTERNATIVA dhe VV Maqedoni) do të shkrihen në një subjekt politik, duke u uruar suksese dhe duke njoftuar gjithashtu se partia e tij, pra ASH-ja nuk do të jetë më pjesë e këtij koalicioni.

Mediat në Maqedoni të Veriut shkruajnë për një takim që pritet të mbahet këtë të premte në Prishtinë ku thuhet se partitë tjera përveç ASH-së së Taravarit, do të shkrihen në një subjekt politik të quajtuar VLEN dhe se kryetar i kësaj partie do të jetë kreu aktual i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami!

Siç mëson Gazeta Express në Maqedoni, përçarjet kanë filluar që kur ka nis “pazari” i ndarjes së komunave, meqë zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut do të mbahen në tetor të këtij viti.

Sipas informacioneve, Arben Taravari ka kërkuar më shumë komuna pasi që ka pretenduar se ka edhe subjektin më të madh politik dhe më të etabluar me shtrirje nacionale, ndërsa partitë tjera me shtrirje më të vogël nëpër disa qytete. Por kjo është refuzuar nga liderët tjerë të VLEN-it dhe mesa duket, atë nuk ia plotësoi VLEN-i, do të ia plotësoj BDI-ja e Ali Ahmetit pasi që sipas informacioneve të gazetës “Express”, tani më është arritur një marrëveshje mes BDI-së dhe ASh-së së Arben Taravarit që të ndihmojnë njëra tjetrën në disa komuna.

Sipas llogaritjeve, një bashkëpunim i mundshëm i Taravarit dhe Ahmeti (BDI-së dhe Frontit Evropian) do të bënte që shumica e komunave me shumicë shqiptare në Maqedoni të Veriut të bien në duar të tyre!

Por mbetet të shihet nëse deri në zgjedhje do të ketë lëvizje tjera të subjekteve dhe individëve pasi ende nuk dihet se si do të reagojnë partitë tjera në Frontin Evropian të udhëhequr nga BDI-ja e Ali Ahmetit për bashkëpunimin e mundshëm me Taravarin./GazetaExpress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën patronatin e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, organizohet…