Përcaktohen dy finalistet e Roland Garros

09 qershor 2023 | 13:36

Tenistja polake Iga Switek, numri 1 në botë dhe ajo çeke Karolina Muchova, numri 43, janë dy finalistet e grand slam të Roland Garros. Ky është turneu më i madh i fushave me dhe që luhet në Paris.

Finalja do të luhet ditën e shtunë. Në gjysmëfinalen e parë, Swiatek mundi 2-0 (6-2, 7-6) rivalen braziliane B.Haddad Maia, që ishte surpriza e këtij turneu.

Një fitore e merituar e polakes, që në setin e parë e dominoi lojën, por në të dytën vuajti shumë për të mundur amerikano-latinen në “tie break”. Surprizë edhe dalja në finale e tenistes çeke Karolina Muchova, që mundi 2-1 (7-6, 6-7, 7-5) bjellorusen Aryna Sabalenka, numrin 2 në botë. Kjo e fundit ishte favorite, por nuk arriti të fitojë ndeshjen, që ishte mjaft e fortë, me emocione dhe ku çdo set u vendos në pikët shtesë.

Gjysmëfinale-Femra

Iga Swiatek-B.Haddada Maia, 2-0

Karolina Muchova-Aryna Sabalenka, 2-1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten projektligjin për zgjedhjet…