Përcaktohen gjysmëfinalet në Lindje, avancojnë edhe Phoenixi dhe Dallasi

29 prill 2022 | 12:08

Janë përcaktuar katër skuadrat gjysmëfinaliste të “play-off”-it në Konferencën e Lindjes. Philadelphia është ekipi i fundit që shkon në katërshe, pas fitores 132-97 arritur ndaj Torontos në Kanada, duke fituar 4-2 serinë e takimeve.

Të gjithë titullarët e Philadelphia realizuan mbi 12 pikë, me Joel Embiid që bëri diferencën, me 33 pikë e 10 rebound (Maxey 25 pikë e Harden 22).

Në Perëndim, skuadra e Phoenix mposhti 115-109 New Orleans dhe fiton 4-2 serinë e çerekfinaleve, duke shkuar në gjysmëfinale. Ndeshje me rivalitet, ku për Suns u dallua veterani Chris Paul me 33 pikë.

Në gjysmëfinale shkon edhe Dallas, që mundi në sekondat e fundit 98-96 Utah Jazz. Donqiq e Brunson realizuan nga 24 pikë secili për Dallas, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Mitchell për vendasit.

Konferenca e Lindjes – Çerekfinale “play-off”

Miami – Atlanta               (4-1)
Philadelphia – Toronto   132-97 (4-2)
Milwaukee – Chicago       (4-1)
Boston – Brooklyn            (4-0)

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale “play-off”

Miami – Philadelphia
Boston – Milwaukee

Konferenca e Perëndimit – Çerekfinale “play-off”

Phoenix – New Orleans     115-109 (4-2)
Dallas – Utah Jazz              98-96 (4-2)
Golden State – Denver      (4-1)
Memphis – Minnesota      (3-2)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale “play-off”

Phoenix – Dallas
Goldem State – ?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dua Lipa ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj.…