Përcaktohet e ardhmja e James Rodriguez
19 korrik 2018
| 22:02
James Rodriguez do të mbetet definitivisht te Bayern Munich.
Ylli kolumbian një sezon më parë u huazua për dy vite te Bayern Munich nga skuadra e Real Madridit, që atëkohë drejtohej nga Zinedine Zidane.
Ndryshimet në stolin madrilian ngjallën dilema nëse Julen Lopetegui do të kërkojë rikthimin e tij në ‘Santiago Berbabeu’.
Këto dilema janë shuar sot, pasi trajneri i ri i Bayern Munich, Niko Kovaç, ka konfirmuar se James Rodriguez do të mbetet edhe për një sezon te kampionët e Bundesligës, për të respektuar kontratën e nënshkruar një vit më parë./Lajmi.net/