Përcaktohet java e parë e kampionatit elitar në Shqipëri
Kampionati i Kategorisë Superiore do të ngrejë siparin e edicionit të 86-të më 18 gusht. Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Kategorisë Superiore”, për javën e parë që do të luhen të ndara në dy ditë, konkretisht në datat 18 dhe 19 gusht.
Më 18 gusht do të luhen takimet Dinamo City – Egnatia, sfidë që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 20:00, teksa në po të njëjtën orë do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” edhe ndeshja Teuta-Bylis. Më 19 gusht do të luhet tre përballjet e radhës të javës së parë të kampionatit “Kategoria Superiore”.
Laçi do të presë Tiranën në shtëpi, me sfidën që do të luhet në ora 17:00. Dy takimet e radhës do të luhen në ora 20:00, konkretisht Partizani-Vllaznia, që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave” dhe Skënderbeu-Elbasani që do të luhet në Korçë.
Kategoria Superiore – Java e parë
Dinamo City – Egnatia, 18 gusht, ora 20:00, “Elbasan Arena”
Teuta – Bylis, 18 gusht, ora 20:00, “Niko Dovana”
Laçi – Tirana, 19 gusht, ora 17:00, stadiumi i Laçit
Partizani – Vllaznia, 19 gusht, ora 20:00, “Arena e Demave”
Skënderbeu – Elbasani, 19 gusht, ora 20:00, stadiumi “Skënderbeu”