Përçarja mes Bashës dhe Berishës ndan në dysh grupin parlamentar të PD-së
Përçarja mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës pritet të sjellë dhe një çarje të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Nisur nga pozicionimi i deputetëve deri tani, Basha mund të ketë një grup prej 37 deputetësh ku janë një pjesë të cilët nuk janë shprehur publikisht në mbështetje të tij.
Nga ana tjetër, pjesë e grupit të Berishës janë 14 deputetë të cilët kanë dalë krah tij ose që janë përjashtuar nga funksionet në PD.
Tomor Alizoti, deputet i PD-së, deri tani është kritik ndaj Bashës por nuk ka një pozicion të qartë rreshtimi.
Ndërsa 7 deputetë të dalë nga lista e PD-së janë emra të aleatëve të saj. Pjesa tjetër e parlamentit janë 4 deputetë të LSI-së dhe 74 të mazhorancës qeverisëse.
Oerd Bylykbashi, deputeti i Partisë Demokratike, thotë se nuk ka një ndarje të grupit parlamentar.
Sipas tij Basha nuk mund t’i përjashtoi nga grupimi.
Studiuesi, Blendi Ceka shprehet se shumë figura të PD-së në 30 vite janë kthyer në zgjatim të dy liderëve, transmeton Euronews Albania.
Studiuesi, Redi Shehu u shpreh se “dy grupimet brenda PD-së do të bëjnë më shumë opozitën e opozitës se sa opozitën e mazhorancës”.