![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/statovci.jpg)
Përçarje në Guxo? Statovci lavdëron Osmanin: Gruaja që e bëri ndryshimin e madh
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryediplomatja Donika Gërvalla janë përplasur dje në mënyrë publike rreth letrës që MPJD-ja e ka dërguar në adresë të Këshillit të Evropës për çështjen e Asociacionit.
Presidenca e Kosovës e ka përgënjeshtruar dy herë MPJD-në, duke e akuzuar për mungesë të bashkëpunimit e koordinimit.
Megjithatë, një deputete e partisë “GUXO” ka pasur fjalë të mëdha për Osmanin një ditë pas krejt kësaj përplasjeje publike. Jeta Statovci, deputete e partisë “Guxo”, ka lavdëruar Osmanin.
Në urimin e ditëlindjes, Statovci e ka quajtur Osmanin “gruaja që e bëri ndryshimin e madh”.
“Sot është ditëlindja e presidentes Vjosa Osmani, gruaja që bëri ndryshimin e madh, e që na mësoi shumë, një brezi të ri politik. Një dhuratë ideale do të ishte një lajm i mirë për sukses të Kosovës në KiE, meqë Kosova është përkushtimi yt më i madh. Urime zonja presidente!”, ka shkruar Statovci në “Facebook”.