I jepet lamtumira e fundit aktorit Art Kurti
25 prill 2018
| 19:55
Në varrezat e Tyrbes “Sheh Fetahu” iu është dhënë të mërkurën lamtumira e fundit aktorit 23-vjeçar Art Kurtit.
Art Kurti u gjet i vdekur një ditë më parë në një veturë, saktësisht në fshatin Goden të Gjakovës.
Dyshimet e para sipas raporteve të policisë çojnë në aktin e tij të vetëvrasjes.
Për të nderuar veprimtarinë e Art Kurtit, në Sallën e Kulturës në Gjakovë është mbajtur një mbledhje komemorative.
Motra e Art Kurtit, Mirjeta, ka ndarë dhimbjen e saj me të pranishmit, ndërsa dhe ka ndjerë keqardhje ngase nuk arriti të bënte më shumë për mbrojtjen e vëllait të saj.