Përderisa Kurti nuk sjell në Kuvend marrëveshje antikushtetuese, e mbështetim

19 mars 2023 | 08:58

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se përderisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk sjell në Kuvend një marrëveshje që bie ndesh me Kushtetutën e vendit, ai do ta ketë mbështetjen e deputetëve të tij.

Korenica tha se LV-ja, duke e kundërshtuar “Zajednicën”, ka ardhur në pushtet dhe, sipas tij, si pasojë e kundërshtimit, atëbotë të Pakos së Ahtisarit, padrejtësisht kanë humbur jetën njerëzit e LV-së nga policia e UNIMK-ut.

“Madje për të mos harruar, Pakoja e Ahtisarit i ka dhënë edhe ashtu të drejta të shumta këtij komuniteti edhe pse donin që Kosova të jetë shtet multietnik me të drejta të barabarta”, është shprehur Korenica.

Më tej, Korenica tha se janë disa të drejta “të padrejta që përmes Pakos së Ahtisarit kanë gjetur zbatim”, teksa shtoi se LV-ja vazhdon të jetë kundër Asociacionit me kompetenca ekzekutive dhe njëetnike.

“Hezitim e mosguxim është frikë e përballjes me realitetin dhe me të kaluarën e zymtë e, fatkeqësisht, politika hegjemoniste e Millosheviçit është ende e gjallë përmes Vuçiçit”, shkroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti serb, Boris Tadiq, ka komentuar marrëveshjen në mes të…