Përdhunoi shqiptaren, Santosi i mbyll derën Robinhos
14 dhjetor 2017
| 12:36
Robinho ka marrë një tjetër goditje të fortë. Pasi u dënua me 9 vite burg, për përdhunim në grup, ndaj një shqiptareje në ngjarjen që kishte ndodhur në janar të 2013-s, klubi i Santosit ka vendosur ta shkarkojë Robinhon.
Klubi brazilian e kishte punësuar për të rritur shkallën teknike dhe cilësore të ekipit, por mesa duket dënimi i tij i ka ndryshuar mendjen presidentit të ri të ekipit, Hoze Karlos Perez.
“Robinho nuk është profili i lojtarit që ne po kërkojmë. Kemi një imazh pozitiv në Brazil dhe më tej, dhe nuk mund t’i ndryshojmë vlerat klubit tonë”, ka thënë presidenti i Santosit.