Përdhunuan dhe vranë 12-vjeçarin, Jemeni ekzekuton në publik dy pedofilët
08 shkurt 2019
| 14:11
Jemeni ka ekzekutuar në publik dy burra të cilët rrëmbyen, përdhunuan dhe vranë një djalë 12-vjeçar.
28-vjeçari Wadah Refat dhe 31-vjeçari Mohamed Khaled u dënuan për veprat penale në majin e vitit të kaluar, ndërsa u ekzekutuan me plumb pas koke në Aden, ditën e enjte, përpara qindra personave që ishin grumbulluar për të parë ekzekutimin.
Djali po luante pranë shtëpisë së njërit prej pedofilëve kur ata e kapën, e futën në shtëpi dhe e përdhunuan. Duke qenë se djali ulërinte dhe nuk po e pushonin dot, njëri prej tyre i preu fytin.
Me vdekje është dënuar edhe një grua 33-vjeçare e cila ndihmoi pedofilët që të copëtonin trupin për të fshehur krimin. Sipas “El Mundo”, ekzekutimi i saj është shtyrë pasi ajo është shtatzënë./tch/