Përditësimet e reja të softuerit për Galaxy Buds2 Pro dhe seritë Galaxy Watch përmirësojnë përvojën e kamerës Galaxy

16 janar 2023 | 14:43

Të bashkuara me një telefon inteligjent Galaxy, përditësimet më të fundit të softuerit të aksesorëve, u sjellin përdoruesve mënyra të reja për të ‘ruajtur’ botën në një fotografi, teksa e dëgjojnë dhe e shohin atë

Samsung Electronics njoftoi përditësimet e reja të softuerit për seritë Galaxy Buds2 Pro dhe Galaxy Watch, duke përmirësuar shkrepjen e përmbajtjes për përdoruesit e Galaxy kudo. Telefonat inteligjentë Galaxy të Samsung kanë kohë që ofrojnë përvojat më të mira të fotografisë dhe videos, duke i lejuar përdoruesit të krijojnë, shkrepin dhe ndajnë momentet e tyre më të mira. Tani, kur bashkohen me aksesorët më të fundit si Galaxy Buds2 Pro dhe Galaxy Watch, kamera tashmë e fuqishme Galaxy forcohet më tej me Audio 360 Recording, veçori unike që sjell zë gjithëpërfshirës në përmbajtjen e videos, së bashku me një përmirësim të kontrolluesit të kamerës që bën më lehtë zmadhimin dhe zvogëlimin nga distanca. Këto përditësime të softuerit pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të Samsung për të ofruar përvojat më të përditësuara për pajisjet ekzistuese.

360 Audio Recording: Regjistroni botën ashtu siç e dëgjoni

Funksioni i ri i 360 Audio Recording[1] fuqizon përdoruesit të kapin zërin në video, pikërisht ashtu siç e dëgjojnë. Duke bashkuar Galaxy Buds2 Pro me një smartphone Galaxy, të gjithë mund të filmojnë si profesionistë dhe të kapin audio realiste dhe me cilësi të lartë për video pa pasur nevojë për pajisje të mëdha profesionale, në çdo kohë, kudo. Ky funksion kap tingullin 360 gradë duke përdorur një mikrofon në çdo kufje, duke i vendosur shikuesit në qendër të një turme të zhurmshme festivali ose pranë një përroi që gurgullon në mes të një pylli. Përdoruesit mund të kthehen tek kufjet e lidhura me telefonin e zgjuar dhe ta riprodhojnë videon në pajisjen e tyre ose kanalin e mediave sociale për të dëgjuar tinguj të gjallë dhe zhytës që imitojnë një përvojë personale.

360 Audio Recording është veçoria e parë në linjën Galaxy që përdor LE Audio, një standard i ri audio i avancuar Bluetooth. Kjo teknologji e re sjell cilësi më të mirë audio, si dhe përmirësim të vonesës së përçimit dhe jetëgjatësisë së baterisë. Përtej sigurimit të muzikës me tingull më të mirë, LE Audio zgjeron gjithashtu spektrin e përvojave audio për të ofruar tinguj më kompleks dhe të pasur që mund të ndahen me të tjerët. Tani, LE Audio sjell regjistrimin binaural në Galaxy Buds2 Pro – duke përfituar njëkohësisht nga mikrofoni i majtë dhe i djathtë. Kur bashkoni Buds2 Pro me një Galaxy Z Flip4 ose Fold4, përdoruesit “zhyten” në momentin që jetojnë, duke përfituar nga audio stereo me cilësi të lartë si dhe video me cilësi të lartë.

Camera Controller: Inkuadro fotografinë e përsosur drejt e nga kyçi i dorës

Fotografia dhe videografimi me telefonat inteligjentë Galaxy kanë të bëjnë me mbajtjen e kontrollit krijues në çdo situatë. Një shembull është aplikacioni Camera Controller i Galaxy Watch, i cili u mundëson përdoruesve të kontrollojnë kamerën e telefonit të tyre direkt nga kyçi i dorës. Një përditësim i ri – që së shpejti do të jetë i disponueshëm në seritë Galaxy Watch5 dhe Watch4 – shton aftësitë e zmadhimit në Camera Controller[2], duke zgjeruar më tej përvojën e kamerës Galaxy me telefonin inteligjent Galaxy dhe Galaxy Watch të lidhur. Tani përdoruesit mund të kontrollojnë nga distanca zmadhimin e kamerës së telefonit të tyre me një prekje të thjeshtë të fushës së orës ose një rrotullim të kornizës rrotulluese – perfekte për të bërë fotografi në grup ose selfie nga një distancë dhe për të eliminuar nevojën për të vrapuar drejt kamerës për të inkuadruar foton perfekte.

Disponueshmëria[3]

Funksioni i ri i 360 Audio Recording do të aksesohet në mënyrë progresive nga Galaxy Buds2 Pro dhe Galaxy Z Flip4 dhe Z Fold4 nëpërmjet përditësimeve të softuerit duke filluar nga sot1. Funksioni i përditësuar i Camera Controller do të jetë i disponueshëm në Galaxy Watch5, Watch5 Pro, Watch4. Këto veçori të reja të këtyre aksesorëve pritet të ofrojnë sinergji më të fuqishme me aftësitë e reja të kamerës Galaxy – duke ofruar përvoja të reja dhe të papara më parë[4].

Për të mësuar më shumë rreth Galaxy Buds2 Pro, Galaxy Watch5 dhe Galaxy Watch5 Pro ju lutemi vizitoni:

Galaxy Buds2 Pro: www.samsung.com/galaxy-buds2-pro

Galaxy Watch5: www.samsung.com/galaxy-watch5

Galaxy Watch5 Pro: www.samsung.com/galaxy-watch5-pro

[1] Funksioni do të jetë i disponueshëm në Galaxy Buds2 Pro tu lidhur me një smartphone Galaxy me One UI 5.0 ose më lart me mbështetje LE Audio, duke përfshirë Galaxy Z Filp4, Z Fold4 dhe telefonat inteligjentë të ardhshëm Galaxy. Kërkon instalimin e versioneve më të fundit të softuerit të telefonit inteligjent Galaxy dhe pajisjeve Galaxy Buds. Për të aktivizuar funksionin, shkoni te aplikacioni Samsung Camera app > tap Camera settings after selecting Video mode > tap Advanced video options > turn on 360 Audio Recording.

[2] Funksioni do të jetë i disponueshëm në Galaxy Watch5, Watch5 Pro, Watch4 dhe Watch4 Classic kur lidhet me një smartphone Galaxy me One UI 5.1 ose më lart me mbështetjen e aplikacionit Camera Controller. Kërkon instalimin e versionit më të fundit të softuerit nëpërmjet aplikacionit Galaxy Wearable.

[3] Disponueshmëria mund të ndryshojë sipas tregut, operatorit, modelit dhe telefonit inteligjent. Përditësimi fillimisht do të jetë i disponueshëm në versionet Bluetooth dhe do të shpërndahet në versionet LTE më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria i ka dorëzuar të hënën notë verbale Britanisë së…