Përditësimi i ardhshëm i “WhatsApp” do rrit jetëgjatësinë e baterisë

20 shtator 2018 | 13:33

“WhatsApp” ka paralajmëruar lajme të mira për përdoruesit e këtij aplikacioni. Përditësimi i ardhshëm i aplikacionit do të rrisë jetëgjatësinë e baterisë, por jo vetëm.

Sipas “WhatsApp”, një tjetër risi e përditësimit do të jetë “Dark Mode” një funksion i cili konverton ikonat, menutë dhe sfondet në ngjyrë të errët për të mbrojtur sytë e përdoruesve.

Shumë aplikacione popullore si “Youtube”, “Twitter” dhe “Microsoft Outlook” kanë prezantuar këtë veçori.

Funksioni është shfaqur në versionet e fundit beta të “WhatsApp” dhe së shpejti mund të lançohet për përdoruesit në mbarë botën.

Telefonat  që kanë ekran OLED do të përfitojnë më së shumti nga ky funksion.

Kjo sepse teknologjia OLED nuk aktivizon pakselët individualë të duhet të shfaqin ngjyrën e zezë./lexo.al/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndër intervistat e dhëna për BBC-në të komandantit të…