Përditësimi i fundit i KQZ-së, VV-ja prin me vota nga përfaqësitë diplomatike

27 shkurt 2025 | 21:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin më të fundit mbi numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Deri më tani, janë numëruar 29 nga gjithsej 43 vendvotime.

Sipas rezultateve të deritanishme nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje mban një epërsi të dukshme, duke siguruar 81.97% të votave. Në vend të dytë ndodhet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 7.50%, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e treta me 6.14% të votave.

Procesi i numërimit të votave nga diaspora është ende në vazhdim, me 14 kuti votimi të mbetura për t’u numëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rasti i “11 vjeçarës” që ishte dhunuar nga 10 persona…