
Përditësimi i fundit i votave brenda AAK-së, NISMA siguron mandatin e tretë në Kuvend
Koalicioni Për Kosovën Fituese, i drejtuar nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga numërimi i deritashëm i votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit do t’i sigurojë 8 mandate në Kuvend, tri prej të cilave janë nga Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.
Gazeta online Reporteri.net ka siguruar përditësimin e fundit nga numërimi i votave që nuk ka përfunduar në tërësi.
Ramush Haradinaj ka marrë 36 mijë e 177 vota.
Fatmir Limaj ka marrë 21 mijë e 668 vota.
I treti renditet Daut Haradinaj me 20 mijë e 771 vota.
Ai pasohet nga Time Kadriaj me 12 mijë e 359 vota.
Bekë Berisha del se ka arritur të sigurojë edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës, me 12 mijë e 339 vota.
Arbresha Ktasniqi nga Nisma ka marrë 10 mijë e 720 vota. Ajo vetëm në Malishevë i ka marrë 6 mijë e 558 vota, qytet ky që ndikoi dukshëm në renditjen e kandidatëve.