Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, kandidati për deputet nga AAK-ja i drejton akuzua Kurtit

12 dhjetor 2024 | 16:57

Kandidati për deputet nga AAK-ja, afaristi, Ramush Ahmetaj, ka thënë se Albin Kurti duke e keqpërdor pozitën e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës e ndihmoi dhe ndërhyri direkt në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, duke e legjitimuar një strukturë opozitare që erdhi në pushtet për ta shkatërruar çdo gjë shqiptare që ishte ndërtuar me dekada, me mund e sakrifica të jashtëzakonshme.

“I ndihmoi për të ardhur në pushtet ata që po bëjnë çmos për ta kthyer në pikën zero ligjin që lejon përdorimin e gjuhës shqipe në Institucionet qendrore të Maqedonisë së veriut. Albini u bashkua në këtë valle së bashku më shumë përkrahës e bashkëmendimtarë që po i shërbejnë kësaj teze jo të drejt dhe aspak korrekte ndaj shqiptarëve atje. Mohimi i gjuhës është mohimi i të drejtës për të qenë i lirë, është mohim i identitetit dhe i të drejtës elementare për jetë. Bota e qytetëruar e di se shqiptarët janë elementi kryesor shtetformues në Maqedoni. Është një shtytës i madh pse Albin Kurti kaloi në anën e promaqedonëve kundër elementit shqiptar, këto veprime i bëri edhe në Kosovë kundër çlirimtarëve. Mohimi i vetvetes është rrugë e gabuar”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.

Ai ka theksuar se bota e dinë se shqiptarët i fituan të drejtat e tyre me luftë e jo mes bisedimeve. “…ata kanë qenë të përfshirë në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut si shtetformues. Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni u arrit përmes marrëveshjes së Ohrit dhe integrimit të maqedonasve dhe shqiptarëve. Tendenca e shtresës politike promaqedone, krah i të cilës është edhe Kurti për ta hequr gjuhën shqipe nga agjenda zyrtare, është një ecje prapa me vite e dekada. Maqedonia nuk do të jetë kurrë shtet i maqedonëve, shqiptarët në Maqedoni e bëjnë pothuajse shumicën. Atyre gradualisht po ju bashkohet edhe elementi shqiptar ortodoks që dikur u asimiluan me dhunë. Kushdo që luan me zjarr do të digjet e përvëlohet”, ka shkruar Ahmetaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, organizuar nga Agjencia për…