Përdorimi i substancave narkotike në Kosovë, trend në rritje

13 shtator 2024 | 11:30

Përdorimi i substancave narkotike në Kosovë është trend në rritje. Kështu ka thënë drejtor ekzekutiv i Qendrës për Këshillim të Varësisë “Labyrinth”, Safet Blakaj.

Shqetësuese mbetet përdorimi i tyre edhe nga nxënësit, ku është bërë thirrje që të ketë bashkëpunim më të madh ndërmjet prindërve, shkollave dhe institucionet që të parandalohen raste të tilla.

Blakaj ka thënë se është një rritje e lehtë të përdoruesve të drogave tek fëmijët nën moshën 18-vjeçare dhe sipas tij, shkollat duhet të ndërmarrin masa parandaluese.

Sipas tij, elementi kryesor i shtimit të përdoruesve është qasja e lehtë e drogave.

Ai ka thënë se nxënësit nuk po furnizohen dhe nuk po e përdorin droga brenda shkollës, por jashtë saj.

Në mesin e konsumuesve të drogës, Blakaj potencoi se janë edhe 9-vjeçarët, kurse mosha më e rrezikuar është 15-17-vjeçare.

“Ne kemi mosha të ndryshme që paraqiten, nuk dua të përmend ekstremet që janë nëntë vjeç, 11 vjeç për neve nuk paraqesin shumë problem sepse ndodhin rrallë. Mosha më e rrezikuar është 15-16 dhe 17 vjet. Këta janë më së tepërti të rrezikuar për fillimin e përdorimit të drogës”, ka thënë ai për “EO”.

Ai ka deklaruar se fillestarët e drogave konsumojnë llojit e drogës mariuhanë. Ai ka thënë se 73 për qind e përdoruesve që kanë marrë tretman shëndetësore kanë filluar me mariuahanë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se sot shënojmë…