Përdoruesit e iPhone, të rrezikuar nga virusi që depërton në llogaritë bankare
Shumë njerëz zgjedhin të jenë përdorues të iPhone në vend të telefonave Android për shkak të sigurisë.
Por, kjo mund të mos jetë kështu edhe për shumë kohë për shkak të një virusi të ri bankar të quajtur ndryshe si ‘trojan’, i cili është krijuar për të sulmuar posaçërisht përdoruesit e iPhone.
Sipas një raporti të detajuar nga kompania e sigurisë kibernetike Group-IB, ky mund të jetë virusi i parë i krijuar për iOS, i aftë për të mbledhur të dhëna si skanimi i fytyrës, dhe mesazhet.
Trojani tani ka një version të ri të quajtur GoldPickaxe, i cili mund të mbledhë të dhëna që synojnë ta bëjnë më të thjeshtë marrjen e fondeve nga bankat dhe aplikacionet tjera financiare. Këto të dhëna i lejojnë sulmuesit të imitojnë viktimat dhe të hyjnë në llogaritë e tyre bankare.