Perez frikëson kundërshtarët: Sezonin tjetër luajmë për ta fituar të 16-tën

02 qershor 2024 | 11:01

Real Madrid ka fituar titullin e 15-të të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Dortmundin 2-0 në finalen e Wembley.

Dani Carvajal dhe Vinicius Junior kanë shënuar golat për triumfin e Real Maridit në finale e madhe të ‘Championsit’.

Florentino Perez ka thënë pas ndeshjes se Real Madridi ka një histori dashurie me Ligën e Kampionëve, derisa rëndësi ka vetëm skuadra.

“Të fitosh Ligën e Kampionëve nuk është e lehtë. Ka një histori dashurie që të gjithë e dinë mes klubit tonë dhe kësaj gare. Lojtarët janë të motivuar, rriten… Jemi mbajtës të denjë të 15-tës”.

“Të gjithë kanë luajtur për të ndihmuar. Ndonjëherë Vinicius shënon, herë të tjera Joselu… Ajo që ka rëndësi është skuadra. Është një familje e madhe, prandaj ka shumë suksese, askush nuk është më protagonist”, tha Perez.

I pari i klubit madrilen ka frikësuar kundërshtarët, duke thënë se Reali do të kërkojë ta fitojë Ligën e Kampionëve për herë të 16-të sezonin e ardhshëm.

“Kjo është pika fillestare për të fituar të 16-ën sezonin e ri, kjo është historia e Madridit. Tifozët janë shumë të kënaqur me atë që kemi arritur dhe si e kemi arritur atë”.

“Ajo që duhet të bëjmë tani është ta festojmë. Është historia e këtij klubi, që tifozët do të na kërkojnë nesër të kthehemi vitin e ardhshëm dhe ta fitojmë sërish”, tha Perez. /Telegrafi/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me liderët e…