Perez i jep ultimatum Mbappes

02 korrik 2023 | 13:41

Kylian Mbappe duhet të vendos sa më shpejt për të ardhmen e tij.

Kështu të paktën mendon presidenti i Real Madridit Fiorentino Perez.

Ai bëri të ditur se nuk do ta presë gjatë gjithë verës francezin.

Kjo për shkak se Real Madrid, ka nevojë për një nëntësh klasik, pasi Karim Benzema u largua nga “mbretërit” për ta vazhuar karrierën në Arabinë Saudite, shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Kurse, qëndrimi i klubit parisien duket se tashmë është i qartë.

Nëse Mbappe nuk vazhdon, ata do ta shesin atë.

Pra, mbetet të shihet se çka do të vendosë 24-vjeçari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka kritikuar ashpër…