Perez: I ofruam një kontratë Ramosit, por nuk pranoi
Sergio Ramos u largua nga Real Madrid pas 16 vitesh duke lënë hije të mëdha dyshimi mbi vendimin që mori për tu larguar nga klubi madrilen.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez tregoi një prapaskenë mbi largimin e Ramosit duke thënë se klubi i vendosi një kontratë përpara, por ishte vetë lojtari i cili nuk pranoi dhe kërkoi të largohej.
“Kalova një periudhë të vështirë pas largimit të Ramosit sepse e kisha si djalin tim. Nuk e shoqërova në konferencën për shtyp të lamtumirës pasi kurrë nuk e kam bërë një gjë të tillë më parë. Unë kam një adhurim për të dhe nuk dua të flas për grindjet. Ai është një legjendë për klubin dhe kjo është në memoriet e tifozëve. Klubi i ofroi një kontratë me një afat, por Ramos nuk e pranoi. Po mendonte për gjëra të tjera dhe jeta vazhdon. Reali është shtëpia e tij. Unë do të isha i kënaqur nëse Ramos do të shkonte tek një klub që do t’i ofronte atë që ne nuk kishim mundësi ta bënim”, ka thënë Perez.