Perez: Mbappe është pishman që nuk erdhi në Real

18 qershor 2022 | 19:09

Florentino Perez beson se sulmuesi i Paris Saint-Germain Kylian Mbappe ka të ngjarë të jetë penduar për vendimin e tij për të refuzuar një lëvizje te Real Madrid këtë verë.

Mbappe pritej të transferohej te kampionët spanjollë dhe evropianë si një transferim i lirë, por në vend të kësaj vendosi të nënshkruante një kontratë trevjeçare me PSG-në dhe të qëndronte në “Parc des Princes”.

Gjatë një takimi me tifozët, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez u pyet për mosnënshkrimin e Mbappes teksa firmoste autografe dhe pozonte për fotografi, dhe përgjigja e tij ka bërë bujë në internet.

“Djali i gjorë, Mbappe tashmë duhet të jetë keq”, i rrëfeu Florentino fansit teksa firmoste autografin. Vendimi i Mbappe, pas më shumë se një viti flirtimi publik me Real Madridin, i ka lënë të gjithë në kryeqytetin spanjoll disi të zemëruar, të befasuar dhe konfuz. Disa madje ndihen të tradhtuar nga ajo që ndodhi.

Vendimi i francezit erdhi pas një muaji presioni nga PSG-ja, dhe madje presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi atij të qëndronte në Paris. Florentino Perez, megjithatë, beson se Mbappe bëri një gabim. Vlen të përmendet se Real Madrid eliminoi PSG-në gjatë rrugës për suksesin e tyre të 14-të në Ligën e Kampionëve këtë sezon në një kthesë të jashtëzakonshme në “Estadio Santiago Bernabeu”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, vlerëson se ka mundësi që…