Perez me Red Bull ‘fluturon’ në Montekarlo, Ferrari probleme për Leclerc

20 maj 2021 | 13:47

Sergio Perez me Red Bull ka qenë më i shpejti sot në sesionin e parë të provave të lira, të zhvilluara në pistën e Montekarlo, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e

Çmimit të Madh të Monako në Formula 1. Meksikani dha kohën 1’12”487, duke lënë pas spanjollin e Ferrarit, Carlos Sainz. Ndërsa i treti u rendit holandezi Max Verstappen me makinën tjetër Red Bull. Në vendet 5-6 u klasifikuan dy makinat Mercedes, me Lewis Hamilton që u rendit para shokut të tij të skuadrës, Valtteri Bottas.

Probleme për Ferrarin e Charles Leclerc, që zhvilloi vetëm 4 xhiro e më pas u tërhoq, për shkak të një problemi në kambio. Probleme edhe për Alonso (14-ti), që u përplas me barrierat mbrojtëse. Provat zyrtare do të zhvillohen ditën e shtunë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla,…