Perez: Në janar do të kemi lajme për Mbappen 

05 tetor 2021 | 17:17

Deklarata e fundit e Kylyan Mbappes se dëshiron vetëm transferimin te Reali ka ndezur merkaton.

Presidenti Fiorentino Perez i është përgjigjur menjëherë duke dhënë sinjale të qarta se mund të ketë lajme që në muajin janar.

“Në janar do të kemi lajme për Mbappen. Shpresojmë që gjatë janarit të zgjidhim gjithçka”, ka deklaruar numri një i “Los Blancos”.

Futbollisti francez është i lirë që të gjejë një skuadër të re që në muajin janar pasi i përfundon kontrata me PSG-në gjatë verës. Reali i Madridit provoi deri në fund që ta marrë sulmuesin francez gjatë merkatos së verës, por Paris Saint Germaini rezistoi duke vendosur barriera të cilat “Los Blancos” nuk mund t’i kalonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës…