Perez paralajmëron rikthim të fuqishëm të Realit
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka shfrytëzuar prezantimin e sulmuesit të ri, Luka Jovicit, për ta zbuluar projektin e ri ambicioz që dëshiron ta vë në veprim pas dështimit në sezonin 2018/19.
Ai ka deklaruar se sezoni i fundit nuk i ka përmbushur pritjet. “Ne duam ta zbulojmë para juve fillimin e projektit të ri për sezonin e ardhshëm, bashkë me të gjithë tifozët e Real Madridit. Duhet të punojmë shumë për ta arritur qëllimin e realizimit të ëndrrave për tifozët tanë”, ja thënë Perez.
Ai ka paralajmëruar rikthim të fuqishëm të Realit në sezonin e ardhshëm. “Ky nuk ishte viti që po e prisnim dhe do të reagojmë fuqishëm dhe në mënyrë vendimtare në kërkim të fiksimit tonë historik, që është fitorja. Ky klub nuk dorëzohet kurrë dhe ne do të dëshmojmë këtë gjë”, ka deklaruar ai.