Perez zëvendëson Lazinin në Botëror
10 qershor 2018
| 11:13
Manuel Lanzini e ka humbur Kupën e Botës pas një lëndimi të pësuar, kurse vendin e tij do ta zë mesfushori i River Plates, Enzo Perez.
Ky i fundit e ka fituar duelin në distancë me Diego Perottin, Eric Lamelën dhe Mauro Icardin.
Ish-mesfushori i Valencias, tashmë 32-vjeçar, ka luajtur edhe në Botërorin e Brazilit, më 2014-ën, kur Argjentina u shpall nënkampione.