Perezi i bindur për transferimin e Hazardit

29 maj 2019 | 13:22

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka bërë me dije se janë shumë afër ta transferojnë Eden Hazardin nga Chelsea.

Perezi ka deklaruar se ai shpreson që Hazardi të transferohet në këtë verë në “Santiago Bernabeu”, pasi ka disa vjet që e duan transferimin e tij.

“Kam shumë interesim që ai (Eden Hazard) të vijë në Madrid. Nuk do të gënjej dhe shpresoj që ai mund të luajë vitin e ardhshëm këtu. Ne kemi dashur ta transferojmë Hazardin që disa vjet, por shpresoj që ai të vijë këtë vit. Deri më tani nuk e kemi arritur atë, por këtë herë kontrata e tij skadon në vitin e ardhshëm. E kam një ndjenjë se Eden Hazardi do të jetë këtu në këtë vit dhe shpresoj të ndodhë një gjë e tillë”, ka thënë Hazardi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i KHF Istogu, Faruk Shala e ka falënderuar ministrin…