Perezi: Më vjen keq që pengova Hamiltonin, por ndihmova ekipin tim

16 dhjetor 2021 | 22:00

Lewis Hamilton me Mercedes dueloi i vetëm ndaj dy pilotëve të Red Bullit, por në fund doli i mundur pasi Max Verstappen e parakaloi në xhiron e fundit, ndërkohë që Sergio Perez ia prishi jo pak garën.

Britaniku i Mercedes u përpoq ta parakalonte meksikanin e Red Bull, por në disa përpjekje nuk ia doli mbanë, deri sa gjeti mundësinë për ta realizuar këtë gjë, por duke humbur gati 10 sekonda për të ndihmuar Verstappen që të afrohej.

“Të dëmtosh dikë që duelon për titullin nuk është një gjë që një pilot dëshiron ta bëjë. Gjithsesi, në fund të fundit duhej të ndihmoja skuadrën time dhe shokun tim të skuadrës. Mendoj se edhe Hamilton e kupton atë që kam bërë në pistë. Rëndësi ka që ndihmova skuadrën time. Mendoj se ato 10 sekonda që Hamilton humbi ndaj meje vendosën mjaft në rezultatin e garës”, tha Perez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s në mbledhjen e fundit për…