Perezi: Modriqi mund të largohet për 750 milionë euro
03 gusht 2018
| 15:25
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk e ka mohuar mundësinë që Luka Modriq mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”, por vetëm nëse dikush paguan 750 milionë euro për shërbimet e tij.
32-vjeçari është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm te Real Madridi, kurse është lidhur me një transferim tek Interi.
“Mundësia e vetëm që Modriqi të largohet është duke paguar 750 milionë euro për të”, është shprehur Perez. Modriq ka kontratë me Realin deri në qershor 2020.