
Përfaqësues të ambasadës së ShBA-së vizitojnë KEK-un
25 mars 2025
| 15:45
Përfaqësuesit e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, kanë vizituar dje Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe janë takuar me stafin e kësaj korporate.
Lajmin e ka bërë me dije Ambasada së Amerikës në platformën “X”.
“Teknologjia amerikane ka ndihmuar prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë për mbi 50 vjet përmes KEK-ut dhe do të vazhdojë të përmirësojë sigurinë energjetike të Kosovës në të ardhmen. Partner i preferuar…”, ka shkruar Ambasada e ShBA-së në Kosovë.