Përfaqësues të Komunës së Skenderajt, Drenasit, deputetë, gjeneralë e veteranë të UÇK-së bëjnë homazhe në Prekaz
06 mars 2020
| 10:52
Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me edhe me përfaqësues të Komunës së Drenasit, deputetë, gjeneralë, veteranë të UÇK-së, kanë bërë homazhe në shenjë nderimi të luftës e sakrificës së familjes Jashari.
“Me këtë rast deklarova se ndihemi krenar me veprat e tyre dhe marrim forcë e kurajo që së bashku të ecim përpara në rrugën e drejtë dhe të pastër në vendin tonë, ashtu siç dëshiruan ata”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, kryetari i Skenderajt Bekim Jashari.
/Epoka e re/