Përfaqësues të OAK-ut dhe Kuçi diskutojnë mundësitë për përkrahje të bizneseve
Pako e rimëkëmbjes, mungesa e ligjeve të harmonizuara me njëra – tjetrën dhe jo funksionale, taksat e dyfishta dhe ligji për Investime Strategjike ishin disa nga temat kryesore të diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësuesit e OAK-së dhe ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi dhe këshilltarët Muhamet Spahiu dhe Ramadan Gashi.
Anëtari i bordit Hamdi Malushaj theksoi që momentalisht kemi mungesë të harmonizimit të ligjeve, e cila po mundëson që interpretimi i tyre të bëhet në përshtatshmëri me kërkesat e Institucioneve.
Ai shtoi që OAK ka kërkuar nga Qeveria të rritet Fondi për Garanci Kreditore, pasi që kjo është kërkesë e bizneseve ashtu që të lehtësohet përkrahja e tyre në tejkalim të pandemisë.
Anëtari i bordit Lulzim Begaj u fokusua tek Ligji për Investime Strategjike dhe vonesat që po u bëhen trajtimit të aplikimeve.