Përfaqësues të tri religjioneve takohen me komandantin e KFOR-it
27 korrik 2018
| 15:13
Përfaqësues të tri komuniteteve religjioze në Kosovë janë bërë bashkë në një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Salvatore Cuoci.
Peshkopi Dodë Gjergji, Peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Teodosije dhe Muftiu Naim Tërnava u takuan sot me Salvatore Cuoci.
Gjate këtij takimi është diskutuar për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe mënyrat se si këta mund të kontribuojnë për siguri, përmes respektit të ndërsjellë ndërmjet komuniteteve të ndryshme.