Përfaqësueset e Kosovës mësojnë kundërshtarët për garat evropiane

14 shkurt 2023 | 20:13

Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për Përfaqësueset e reja që do të garojnë gjatë verës në garat evropiane.

Kosova U20 te meshkujt është caktuar në Grupin C së bashku me Suedinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Ndërkohë, vashat e Kosovës në këtë grupmoshë janë në Grupin C së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Slloveninë.

Meshkujt e Kosovës U18 po ashtu janë caktuar në Grupin C, ku do të përballen me Holandën, Estoninë, Ukrainën, Rumaninë dhe Irlandën.

Vashat e Kosovës për U16 do të jenë në Grupin B, së bashku me Shqipërinë, Moldavinë dhe Armeninë.

Ndërkohë, djemtë e Kosovës U16 janë në Grupin A, së bashku me Andorrën, Moldavinë, Maltën dhe Gjibraltarin.

Kosova gjatë verës do të garojë me pesë përfaqësuese.

Te meshkujt do të garojnë Kosova U20 në Divizionin B, Kosova U18 në Divizionin B dhe Kosova U16 në Divizion C, që do të organizohet në Prishtinë. Ndërkohë te femrat, Kosova do të paraqitet me U20 në Divizionin B dhe me U18 në Divizionin C. Divizioni B i meshkujve për U20 do të organizohet në Shkup të Maqedonisë Veriore nga 7 deri më 16 korrik 2023. U18 i meshkujve mbahet në Matosinhos të Portugalisë nga 21 deri më 30 korrik 2023. U16 i Divizioni C do të organizohet në Prishtinë nga 19 deri më 27 korrik 2023. Ndërkohë, te femrat U20 i Divizioni B do të zhvillohet në Craiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht 2023. Divizioni C i femrave U18 do të mbahet në Durrës të Shqipërisë nga 1 deri më 6 gusht 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pep Guardiola i ka kërkuar falje publike Steven Gerrard. Trajneri…