
Përfaqësuesi i Britanisë në KS të OKB-së: Asociacioni të formohet sa më shpejt
27 prill 2023
| 17:59
Koordinatori kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar në Kombet e Bashkuara, Fergus Eckersley, ka thënë se është koha që Kosova të angazhohen në dialog dhe të shmangin retorikën e ashpër.
Ai ka thënë se të dy palët janë zotuar për themelimin e asociacionit dhe ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen që sa më shpejt të ndodh themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Mirëpresim progresin e bërë në dialogun e Brukselit. Është koha që dy palët të angazhohen në dialog dhe të shmangin retorikën. Kosova dhe Serbia e kanë zotuar për themelimin e asociacionit dhe të dy palët duhet të angazhohen në mënyrë sa më shpejtë që ky asociacion të themelohet sa më shpejt”, ka thënë ai në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.